Kriminel që po ia pi gjakun shqiptarëve. Kryemadhi thirrje të fortë Ramës: Të pret fund i…

0
108

Kryetarja e LSI u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të partisë së saj, që edhe natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, të dalin deri më derë për të folur me njerëzit, e për t’i zgjuar, në mënyrë që kjo klikë sipas saj, të rrëzohet.

“Çdo ditë pa ndalim, edhe natën e Krishtlindjeve e Vitit të Ri, nga mëngjesi në darkë, derë më derë me njerëzit për t’i sensibilizuar, me socialistët për t’i zgjuar e për ta përmbysur këtë klikë kriminale e cila çdo ditë e më shumë po ia pi gjakun shqiptarëve. Rama nuk ikën, do ta largojmë ne sepse shqiptarët janë ata që e ndjejnë dhimbjen më të madhe”, tha Kryemadhi.

 

Ajo i ka bërë thirrje Ramës “ t’i bëjë llogaritë mirë, se do të ketë o fund të tmerrshëm, o tmerr pa fund. Rama të mendojë mirë, sepse do ta ngrenë zgupthi, jo burrat, por gratë, sepse e kanë ndarë mendjen”.

Sipas Kryemahdit, studentët janë më të vëmendshëm se klasa politike, se ne, ndërkombëtarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here