Galdini në Qytet Studenti: Studentët nuk janë thjesht protestues. Studentët janë shpresues!

0
109

Kryetari i LDE Arian Galdini ka zhvilluar një takim me studentë në Godinën Liria.

LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë është një parti e re e Qendrës së Djathtë dhe pjesë e Koalicionit Opozitar, e cila po synon të shndërrohet në një aktor dhe faktor relevant në skenën politike shqiptare.

 

Ne jemi Lëvizja e re politike, përsërit prej disa javësh pedagogu Arian Galdini.

 

Pas hyrjes në Koalicionin Opozitar me PD, LDE e kaloi proçesin e saj të brendshëm në një periudhë pezullie duke i lënë më shumë hapësirë luajalitetit dhe bashkëkordinimit opozitar.

 

Zhvillimet e reja në vend, e sidomos pas vizitave të shpeshta të Kryetarit të LDE në Washington DC, Londër, Berlin dhe së fundmi në Bruksel, kanë nxjerrë në pah nevojën e kësaj partie për tu riorganizuar dhe për tiu riparaqitur shqiptarëve ambicjen e saj për tu kthyer në një parti me pretendime e qëllimësi serioze.

 

LDE ka zhvilluar së fundmi takime me strukturat e saj në Dibër, Durrës, Elbasan, Tiranë, etj, dhe po ngre strukturat e saj pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë.

 

LDE do të konkurojë në zgjedhjet lokale të qershorit dhe do të synojë një rezultat me të vërtetë sfidues, shprehet Galdini.

 

Vijojmë ende të jemi në Koalicionin Opozitar me PD, por nuk e kemi aspak të qartë mënyrën sesi PD e ka parashikuar apo planifikuar bashkëpunimin politik dhe elektoral me ne si LDE. – thotë Kreu i LDE.- PD që pas zgjedhjeve tê 2017, ka ngritur e po shfaqet vetëm me formatin e Koalicionit Opozitar me partitë parlamentare, duke mos i konsideruar aspak madje duke i shpërfillur si energji dhe vlerë partitë joparlamentare. Sidoqoftë ne si LDE jemi të vendosur të mos lejojmë asnjë vendim të njëanshëm të PD që të na gjejë neve të papërgatitur. Andaj, kemi nisur përgatitjen për zgjedhjet lokale, për të qenë konkurentë sfidues si në Koalicion, ashtu edhe të vetëm me siglën tonë. Ne do të presim racionalisht deri në një kohë që do ta gjykojmë jo dëmtuese për ne si LDE, që PD të na e qartësojë planin e saj të bashkëpunimit politik dhe elektoral. Përtej kësaj kohe pritjeje do të gjejmë rrugën tonë të propozimit dhe konkurimit me siglën, ekipin dhe alternativën tonë.

 

Më tej, pedagogu Arian Galdini u ka sqaruar studentëve se LDE është Lëvizja e re politike që presin shqiptarët dhe se nuk do të jetë e largët dita kur kjo parti do të bëhet shumë e rëndësishme për zemrat dhe mendjet e gjithë shqiptarëve.

 

Këto ditë, studentët e kanë bërë krejt të qartë se formati i vjetër politik, kompozimi i vjetër politik i 28 viteve postkomunizëm është i papërputhshëm me kohët e reja që po vijnë. – tha në Qytetin Studenti pedagogu Arian Galdini. – Studentët u dëshmuan si piskama jonë shoqërore dhe kombëtare për transformim rrënjësor. Koha e hajnave, demagogëve, politikanëve plaçkëbërës, ka ikur. Po vjen koha e politikanëve që nuk lindin në skuta e laboratorë klikash, por e politikanëve që lindin mes qytetarëve si njerëz të thjeshtë, me integritet, dinjitet, ndershmëri dhe aspirata e qëllime tê mbara. LDE është Lëvizja e re politike. LDE do të jetë djepi i politikës qytetare, me qytetarët nga qytetarët.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here