Studentët ‘masakrojnë’ aktorin Laert Vasili: Je bër si Edi Rama, më duket e paske shitur shpirtin…

0
131

Aktori Laert Vasili është përplasur ashpër me një grup studentësh gjatë një diskutimi për kërkesat e të rinjve për universitetin.

Vasili është acaruar gjatë emisionit ‘360 Gradë’, pasi studentët e kanë akuzuar duke i thënë se ke hiqet si engjëll megjithëse duket sikur ka shitur shpirtin.

Vasili ka kërkuar që studenti ta tërheqë mbrapsht atë që tha ose në të kundër do largohej nga emisioni.

Ndërkohë që në atë moment një student tjetër i ka thënë se duket si Edi Rama, ndërsa Lart Vasili ka shpërthyer ndaj tyre, teksa ka thënë se kreu i qeverisë ka të drejte kur i quan si ‘rrugeçër’.

Debati i Leart Vasilit me studentët:

Studenti: Më vjen keq që nuk je engjëll se më duket e paske shitur shpirtin.

Vasili: Nuk më ka akuzuar njeri mua që kam shitur shpirtin. Po kështu edhe ky këtu për krah meje. Tani ka të drejtë kryeministri kur thotë se ju jeni ca rrugeçër. Këtë nuk e toleroj.

Studenti: Dukesh si Edi Rama.

Vasili: Nuk jam legen partiak.

Studentët: Turp! Turp!

Vasili: Nëse vazhdojnë kështu ka edhe ligj sepse janë në moshë madhore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here