Të hënën të gjithë para Parlamentit”! Thirrja e Berishës: Revolucioni na fton

0
137

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ditën e hënë do të ketë sërish protestë nga PD këtë herë përpara Parlamentit në orën 5 të pasdites.

Berisha tha se demokratët janë një mision të shenjtë kundër një kryeministri që sillet si diktator ndërsa theksoi se revolucioni vazhdon para Parlamentit, të cilin siç tha Rama e ka shndërruar në turp.

“Jemi në mision të shenjtë kundër një shteti që sillet më keq se çdo pushtues, osman, nazist, fashist që ka njohur Shqipëria gjer sot. Edi Rama të kemi prerë biletën! Kthim pas nuk ka, misionarët si ne s’i ndalon dot asgjë. Rama e ka shndërruar Parlamentin në një turp, më keq se parlamenti i Putinit. Aty shfrytëzon çdo lloj mekanizmi për të përjashtuat përfaqësuesit tuaj. Të hënën të gjithë përpara Parlamentit, revolucioni na fton të gjithë para parlamentit. Revolucioni vazhdon, s’ka forcë që na ndalon”, tha Berisha.

Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij, drejtuar shqiptarëve.

Opozita ka akuzuar mazhorancën, Edi Ramën dhe Lindita Nikollën, si njerëzit që kanë marrë peng parlamentin dhe nuk i japin hapësirë opozitës.

Ditët e fundit, kreu i PD-së ka bërë thirrje për protesta tek parlamenti, pasi siç thotë ai, ai është tempulli i qytetarëve e jo i qeveritarëve të korruptuar me në krye Edi Ramën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here