Plas megaskandali Rama-Veliaj. Banorët: Projekti i trafikantit të drogës, këta të hanë pas…

0
90

Partia Demokratike denoncoi sot një megaskandal. Pas projektit për rehabilimin e Lanës qendron biznesmeni i dënuar për drogë Edmond Bego. Ai ka privatizuar zonën e njohur si ish-serat, dhe për ti hapur rrugë ndërtimit të pallateve të tij, Bashkia e Tiranës ka vendosur të devijojë Lanën. Për këtë, Këshilli Kombetar i Territorit i drejtuar nga Kryeministri Rama ka ndryshuar planin urbanistik te kryeqytetit. Por për të devijuar shtratin e Lanës duhet të shemben mbi 200 shtëpi.

Në fillim të këtij muaji, Ora News publikoi pamje me dron nga zona ku pritet të ndërtohen pallatet, si dhe solli dëshmitë e banorëve të cilët thanë se projekti mbahet i fshehtë. Bashkia, thanë ata, ka mbledhur të dhëna por pa na treguar se do shemben shtëpitë.

Denoncimi i PD-së

Lajmi i plotë

Përpos banesave që shemben për Unazen e Madhe  edhe objektet që janë në brezin e dytë rrezikojnë të shemben. Shkak është ndryshimi i shtratit të lumit Lana. Vetë banorët akuzojnë se projekti është devijuar qëllimisht për të mbrojtur pronën e një biznesi, e cili tashmë ka rrethuar sipërfaqen që pritet të kthehet në terren për ndërtim pallatesh.

Banori i zonës: “Lana ka rrugën e vet, shtratin e vet, hapësirën e vet. Se ne po të dalim nga këtu, nga pallatet e deri këtu, është lënë hapësira e Lanës”.

Nje tjeter banor tha: ” Është bërë një projekt, ashtu siç është bërë dhe projekti i Unazës së Re, i cili nuk shkon në rrjedhën ku është sot dhe në vendin bosh. Nga pallati përballë është mbi 100 metër dhe toka është e pazënë. Për çudi ky projekt është futur në mes të lagjes sonë”.

Në korrik, në zonë është bërë dhe një anketim që evidenton banorët. Ata shprehen se nuk u është bërë e qartë se pse u kërkohen të dhënat, madje as për vazhdimin e projektit.

Banori 1: “Zyrtarisht nuk na ka njoftuar askush, por në muajin korrik kanë ardhur punonjësit e bashkisë të njësisë numër 6 në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës dhe kanë plotësuar një formular. Ne na thanë se është për gjendjen ekonomike të lagjes, nuk na e thanë ashtu siç ishte”.

Banori 2: ” Zyrtarisht jo nuk bëjnë këta, të hanë pas shpine”.

Banori 3:” Nuk na kanë thënë as se do të prishet, as se nuk do të prishet. Kanë ardhur dhe kanë regjistrimin ata të bashkisë”.

Banori4: ” Nuk e shohim të arsyeshme që të na shembin shtëpitë. Kur të hiqet Lana prej këtu dhe të futet mes përmes shtëpive, është çmenduri”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here