Edi rama: Fajin e ka “këneta mediatike”

0
167

I mësuar për të mos mbajtur asnjëherë përgjigjegjësi mbi vete, Edi Rama e gjeti jashtë tij dhe vathës së tij edhe fajtorin për kaosin me regjistrimet në universitete. Ai mblodhi një grup maturantësh në ndërtesën qeveritare kur dhjetëra të tjerë po protestonin jashtë saj, në një aktivitet që ngjante më shumë si antimiting, dhe u tha të mos shihnin se çfarë shkruanin mediat, “portalet apo kanalet e baltës”. Ata duhet të besonin atë, edhe pse shokët e tyre me mesatare nga 9 deri në 10 nuk arritën të fitojnë asnjë degë që kishin përzgjedhur në fazën e parë. Ai e shiti kaosin si zgjidhjen më të mirë, për më tepër, me krenarinë se këtë situatë e kishte ndërtuar me forcat e veta.

Disa herë si kryeministër Edi Rama i ka sulmuar mediat, duke i shpallur fajtore se pasqyrojnë shqetësime të grupeve të ndryshme të shoqërisë. Disa herë gjuha e tij ka qenë e ashpër e herë të tjera ka shkuar thellë në atë që ai e quan “këneta mediatike”.

Por këtë radhë kur në këmbë i janë ngritur prapë të rinjtë, ai median nuk e sulmon vetëm nga inati i vjetër se nuk e nënshtron dot, por edhe pse kërkon të gjejë një fajtor, në pamundësinë për t’ia vënë gishtin Lindita Nikollës si përgjegjëse për lëmshin me regjistrimet në unviersitete, sepse ai është po aq përgjegjës sa ajo.

Edi Rama e ka sulmuar vazhdimisht median, sa herë i kanë publikuar skandale apo kanë kritikuar vendimet e veprimet pa transparencë që ai ka marrë. Ai i quajti fajtore edhe për faktin se e gjithë Shqipëria iu ngrit në këmbë dhe e bëri të “zbythej” nga vendimi i fshehtë për të pranuar armët kimike siriane vetëm për protagonizëm në sy të amerikanëve.

Dikur në opozitë “faji ishte i Saliut” e tani në qeveri “i atyre që s’mendojnë si ai”. Dhe ata që s’mendojnë si ai janë ose ata që kërkojnë të drejtat që ai dhe qeveria e tij u shkelin, ose ato media që u japin zë padrejtësive e nuk refuzojnë të publikojnë diktimet që vijnë nga zyra e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency