Prishtina rikthen titullin, shpallet kampion për herë të 11-të

0
116

Pas 8 vitesh, Prishtina rikthehet kampion në futbollin Kosovar. Ekipi kryeqytetas rigjen lavdinë e munguar prej vitesh dhe merita i shkon trajnerit Zekirija Ramadani.

Në javën e parafundit të kampionatit, Prishtinës i duhej vetë një pikë për të arritur te tituli por në fakt ekipi mori një tjetër fitore 2-1 në transfertën me Gjilanin. Golat e fitores u shënuan që në pjesën e parë me Gledi Micin dhe Leonit Abazin që i dhanë 3 pikët dhe titullin e 11-të kampion ekipit të Prishtinës.

Javën e ardhshme në ndeshjen e fundit të kampionatit skuadra e Ramadanit do të luajë në “Fadil Vokrri” ku edhe do të kurorëzohet kampion.

Hera e fundit që Prishtina kurorëzohej si ekipi kampion ishte sezoni i largët 2012-2013 ndërsa këto vite në Kosovë tituli është shpërndarë në shumë skuadra ku asnjëra prej tyre nuk ka patur një dominim domethënës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here