Kunati i Mimi Kodhelit ‘kryeprokuror’ i Sorosit në Shqipëri

0
184

Gent Ibrahimi është zgjedhur si kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ose thene ndryshe kryeprokurori i ri i Shqiperise.

Ibrahimi vjen nga bota akademike dhe nga pesë të zgjedhurit jo magjistratë.

Ibrahimi është bashkautor i disa artikujve, studimeve, teksteve shkollore në fushat e të Drejtës Administrative, Sistemit Gjyqësor, Organizatave Jo-fitimprurëse, të Drejtës së Informimit, por  në  sy bie fakti se kryetari i zgjedhur i KLP-së, ka punuar edhe si Oficer Programi në Fondacionin Soros (1994 – 1995).

Por jo vetem kaq. Gent Ibrahimi eshte ne fakt edhe kunati i Mimi Kodheli, pasi ka per nuse motren e ish-ministres se Mbrojtjes se qeverise se Edi Rames, e aktualishte deputete e PS dhe kryetare e Komisionit te Jashtem.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni më i lartë i organit te akuzës, që do të ketë në dorë emërimet, shkarkimit dhe ndëshkimet e Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas ligjit të vjetër këto atribute i kishte Prokurori i Përgjithshëm dhe Presidenti i Republikës.

Anëtarët e KLP janë: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës, Besnik Cani prokuror i Elbasanit, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, Kostaq Beluri nga prokuroria e përgjithshme, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj. Pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.

Pas dhënies së vendimit, Ibrahimi u shpreh se e sheh këtë mundësi si një vijim të misionit personal, të nisur me reformën në drejtësi.

‘’E kam parë sistemin nga jashtë, tani sfidë është ta shoh atë nga brenda”, u shpreh Ibrahimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here