Video/ Deputetja Jozefina Topalli i bashkohet protestës, shkon në çadrën e opozitës

0
283

Protestës së opozitës i është bashkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e cila tha se u bë pjesë e “Çadrës së lirisë” sapo erdhi nga Brukseli pas mbledhjes së Asamblesë së NATO-s.

Topalli u shpreh e manhitur nga protesta e qytetarëve duke thënë për News24 se ishte ndër më të mëdhatë e më të rrallat që ajo kishte parë si dhe dha disa sugjerime për hapat që duhen ndjekur.

Deputetja tha se ishte e rëndësishme që protestat të thelloheshin jo vetëm në Tiranë por edhe në qytetet e tjera për të ndryshuar çdo gjë të bërë keq nga qeveria aktuale.

“Sapo jam kthyer nga Brukseli në Asamblenë e NATO-s. Prej aeroportit kam ardhur menjëherë, sepse është mundësia për të krijuar një lëvizje të jashtëzakonshme nga kjo protestë magjepsëse. Prostesta ndër më të rrallat e më të mëdha të memories time politike, kundër qeverisjes për të ndryshuar çdo gjë në vendin tonë, varfërinë e shumëfishuar dhe kriminalizmin duke filluar që nga parlamenti. Kjo qeveri e bën të pashpresë të ardhmen e vendit tonë. Duhet konceptuar se cilat do jenë hapat e kësaj lëvizje. Hapi i parë është këmbanë kundër qeverisë aktuale. Është e rëndësishme që kjo lëvizje të thellohet në çdo qytet, për të shpëtuar vendin nga krimi. Po ndodh një kalbëzim total në çdo gjë që i ofrohet qytetarit. Këtë lëvizje po e udhëheqin qytetarët, që po na japin leksione ne politikanëve se si bëhet politika.  Rama është më i frikësuari nga të gjithë. T’i përgjigjet thirrjes së opozitës për t’u tërhequr dhe të plotësohen kushtet për votime të lira e të ndershme. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve tregon që nuk pajtohen me kryeministrin dhe premtimet e tij të pambajtura.

Po lirohen të gjithë bandat që janë arrestuar në vitet më parë, ka degraduar shteti shqiptar. Sipas raportit të Bankës Botërore, është shumëfishuar varfëria, është reduktuar shtresa e mesme. Nëse ne si opozitë nuk i dalim zot qytetarëve, atëherë nuk e meritojmë të jemi opozitë,” tha Topalli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here