Henze ‘shuplakë’ Ramës: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme! Që prej 2014-ës nuk ka plotësuar asnjë kusht për çeljen e negociatave…

0
116

Martin Henze, këshilltar i CDU-së së kancelares Angela Merkel, ka bërë një përshkrim të situatës politike në vend.

Sipas tij, që prej 2014-ës, qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht për çeljen e negociatave.

“Bundestagu me të drejtë i ka vendosur disa kushte Shqipërisë. Tani duhet të presim diskutimet në mars dhe në maj. Në një krah kemi Maqed, dhe Shqipërinë që nuk ka bërë progress të madh. Qeveria Rama nga 2014 e deri më sot nuk ka përmbushur asnjë kusht. Ka punuar shumë keq. Korrupsioni është rritur dhe Kushtetuta është shkelur disa herë. Në vend që të punonte për të rregulluar situatën, sulmoi presidentin Macron. Ju keni kaluar edhe krizën e tërmetit që shkaktoi humbje të mëdha. Për mendimin kjo krizë u keqmenaxhua nga kjo qeveri. Në mars shqiptarët kanë mundësinë e tyre të mbrojnë Kushtetutën”, deklaroi Henze.

“Opozita në këto moment nuk ka asnjë të drejtë dhe asnjë mbrojtje. Jemi në situatën e partisë-shtet. Vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja. Këta kanë shkelur ligjet e vbendit dhe kushtetutën e Shqipërisë”, u shpreh këshilltari i CDU-së gjermane. /SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here