Haradinaj reagon ashpër ndaj përfaqësueses së lartë të BE-së. Ju zonjë…

0
175

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësueses së lartë të BE-së, Feredica Mogherini, lidhur me debatin për çështjen e kufirit.

“Mendoj që zonja Mogherini e ka mbytë dhe e ka çrregullu dialogun. Nga një dialog për normalizim e ka kthy në një dialog për territore. I ka shkaktu dëm rajonit tonë. Është për keqardhje pas një investimi të madh të BE-së që me lejë një çrregullim. Qëndrimi i saj i papranueshëm”, është shprehur ai.

Rikujtojmë që ditën e djeshme, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm, nuk do të duhej të jetë i bazuar përmes vijave etnike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here