Pedagogu i Fakultetit të Filologjikut e njëkohësisht ish deputeti i PD-së Mark Marku është shprehur se studentët janë plotësisht në të drejtën e tyre legjitime për të kërkuar diçka që tashmë duhej të ishte plotësuar.
I ftuar në studion e News24, Marku është shprehur se qëndrimi i Ramës është absurd, pasi thotë se është i gatshëm të japë diçka por kërkon të flasë për mënyrën sesi do ta japë. Kjo sjellje për analistin nuk i shkon për shtat fjalëve dhe premtimit të Ramës, e madje sipas tij studentët kur të arrijnë në plotësimin apo marrjen e kërkesave, s’duhet të ndihen aspak të kompleksuar sepse qeveria e ka për detyrë të bëjë mirë për shoqërinë.
Mark Marku:
Ato që protestuesit kërkojnë me të drejtë, Rama kërkon t’ua shesë si nder. Pra studentët janë të qartë, kemi këto kërkesa dhe plotësoji. Thotë dikush dua të jap diçka dhe pastaj shprehet hajde diskutojmë sesi ta jap. Qeveria ka marrë përsipër të rregullojë jetën e tyre, studentët kanë kërkesa konkrete dhe le t’i plotësojnë. Por këta thotë do të rëndohet buxheti… po shumë mirë le të rëndohet, po rëndohet për shërbimet publike, për arsimin, për shëndetësinë. Kjo është një mendësi e administrimit, qeveria të thotë un do mbledh taksat, por do t’ja jap privatit. Kjo është sikur t’i thuash qytetarit blije dy herë shërbimin.