FOTO, VIDEO/ “Universiteti =-një veshkë”, çfarë nuk shihet në proteste

0
148

 

Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.


Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin, ndërsa nga të gjitha fakultetet e Tiranës, do të mblidhen tek Ministria e Arsimit. Studenteve të Tiranës, pritet t’u bashkohen edhe studentët nga Universitetet e Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës.

Ndërkohë studentët pasi e nisën marshimin nga kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, ata u ndalën tek ‘Zogu i Zi’, ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizuan edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit.  Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin nga Rruga e Dibrës, për t’u takuar me bashkëmoshatarët e tyre tek ministria. “Eja mblidhuni këtu, këtu”, “Ulni tarifat”, “Shqipëria është e jona”, “Jo politikë” këto janë disa nga thirrjet që të rinjtë lëshojnë në kor.

“Universiteti =-një veshkë” është pankarta e studentëve ë Universitetit të Mjekësisë, ndërsa Universiteti Bujqësor ka zgjedhur pankartën “U munduan të na varrosin, por nuk e dinin se ne ishim fara”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here