Banorët thonë se shpërthimi ka ndodhur para tre ditësh, por vetëm sot është pikasur nga policia.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Fushë Krujë. Mësohet se tritoli i është vendosur shtyllës së tensionit të lartë pranë fabrikës së çimentos.
Si pasojë e shpërthimit shtylla ka pësuar dëmtime, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.