Meta vizitë në ceremoninë e vlerësimit të mësuesit, Shkëlqim Gjergji me titullin “Nderi i Qytetit”

0
88

 

Presidenti Ilir Meta  ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së mësuesit Shkëlqim Gjergji “Qytetar Nderi” i Beratit 6 dhjetor 2018 Berat.

Meta gjatë vizitës së sotme të punës në Berat, ishte i pranishëm në ceremoninë e vlerësimit të mësuesit të shquar, Shkëlqim Gjergji me titullin “Nderi i Qytetit” (pas vdekjes) nga Bashkia e Beratit, që u zhvillua në bibliotekën e qytetit.

Arsim cilësor, mësuesit të kryejnë me devocion misionin e tyre. Duke përshëndetur ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Beratit, President Meta u shpreh se: “Unë jam vetë fëmijë mësuesish dhe babai im gjithashtu ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Beratit. Të gjithë kemi nostalgji për atë vend që ka patur mësuesi në jetën tonë dhe të çdo familjeje në të kaluarën, por edhe në komunitet dhe në shoqëri.

Vlerësim maksimal për misionin por edhe sakrificën e pasionin e mësuesve, edukatorëve, drejtuesve në fushën e arsimit, siç është dhe rasti i zotit Shkëlqim Gjergjani, të cilin ju sot po e nderoni.” – u shpreh Presidenti Meta. “Le të jetë kjo ceremoni e sotme, jo vetëm një nderim për këtë personalitet të arsimit, por edhe një nxitje e frymëzim për të gjithë mësuesit dhe pedagogët e sotëm për të kryer me përgjegjshmëri e devocion punën e tyre tepër të rëndësishme. Ky është një mesazh për të gjithë ne, për institucionet, për shtetin, shoqërinë, por edhe për familjen beratase, dhe familjen shqiptare, për të rritur edhe më shumë figurën e mësuesit dhe rolin e tij në shoqëri, për ta respektuar më shumë këtë figurë pasi në kushtet e sotme edukimi edhe më i mirë, por edhe qytetar dhe mbi të gjitha patriotik e kombëtar është i domosdoshëm.”, – theksoi në përshëndetjen e tij Presidenti i Republikës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here