Vijon protesta/ Deputeti i LSI-së shpërthen ndaj Ramës: Tërhiqu, përndryshe…

0
118

Banorët e Astirit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme tek Unaza e Re, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Në këtë protestë banorët kërkojnë kompensim të plotë të pronës së tyre.

Ndërkohë që në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.

I pranishëm në protestë deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, tha se Rama duhet të distancohet njëherë e më parë nga ky terror, sepse qytetarët nuk mund të mbahen nën diktatin e terrorit. Ai tha se Rama është shkaktari kryesor i varfërimit të vendit, dhe në shkaktarin kryesor të dhunimit të banesave të këtij vendi.

‘Edi Rama duhet të tërhiqet nga dhuna dhe terrori ndaj qytetarëve. I bëj thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo dhunë, pasi reagimi qytetar do të jetë edhe më i fortë. Ka rënë përfundimisht bashkëqeverisja me qytetarët. Rama sot qeveris me kriminelët dhe krimin e organizuar’, deklaroi Brahimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here