U prish gishti dhe s’bën më! TURP për ju! Reagon Besa Kokëdhima

0
235

Në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima duke u shprehur se është shokuar nga deklarata e kryebashkiakut të Tiranës për gishtat e efektives Ina Nuka.

Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët e “Unazës së Re”, tha se efektives së forcave “Shqiponja” Ina Nuka, të cilës iu prenë gishtat nga kapsollat që u hodhën në protestë, i është shkatërruar jeta dhe se nuk do të gjej dot burrë.

“Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?”, u shpreh Veliaj.

Statusi i plotë:

“Jam e shokuar me këtë deklaratë. Së pari zotëri, jeni me pozicion që nuk lejon komente të tilla seksiste, ofenduese dhe banale. Policen ta merrni, ta TRAJTONI me të gjitha ndihmesat dhe pensionet, ndërhyrjet dhe kostot, jo t’i qani hallin se nuk do të gjejë dot burrë.  Nëse zotëria juaj mendon se disa gishta i pengojnë të gjejë burrë, atëherë çfarë duhet të thuhet për njerëzit me kufizime nga më të ndryshmet. Femra nuk është një barbi lodër që ju prish gishti dhe s’bën më! TURP për ju!” shprehet këngëtarja në një story të postuar në rrjetin social Instagram.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here