Kume: Ndryshimet në Kod, Rama ndryshoi rregullat e lojës në favor të vetes

0
120

Ish-kryetari I Komisionit Zgjedhor, Kristaq Kume, në një intervistë për edicionin e Pasdites në SYR TV, i ka cilësuar të sforcuara dhe të dëmshme ndryshimet Kushtetuese të miratuara sot ngë Kuvendi.

Sipas tij, keto ndryshojnë edhe rregullat e garës në zgjedhje, në favor të maxhorancës.

‘Ajo që u bë sot në Kuvend për mua ësjyë mbyllja e procesit të Kodit Zgjedhor nga maxhorança. Me dy ndryshimet e fundit të mëdha në legjislacion nuk u mor fare parasysh se çfarë ranë dakord palët.

Formalisht koha mbaroi, sepse me këtë vendim që mori parlamenti sot u mbyll reformimi i Kodit Zgjedhor në funksion kjo të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Është e zorshme pas kësaj që ka ndodhur të kemi një riaktivizim të Këshillit Politik, pasi nuk kanë lënë asnjë shteg tjetër, sepse edhe kur ishte e mundshme, dakordësia mudis palëve për të arritur diçka që mund të konvergjonte, ishte e pamundur të realizohej.

Puna që tani mbetet është për ata që duhet të organizojnë dhe administrojnë zgjedhjet e ardhshme.

Këshilli Politik pas kësaj që ka ndodhur sot nuk ka më lëndë për të diskutuar.

Unë e shikoj të vështirë të munden të konvergjojnë palët dhe pse pas kësaj presioni ndërkombëtar do shtohet.

Dhe që të arrihet kjo duhet të rritet presioni ndërkombëtar.

Për mendimin tim janë të vështira për të ndodhur, pasi maxhoranxa e quan të mbyllur procesin, dhe përpjekjet e saj për të gjetur dakordësinë me opozitën jashtë parlamentit.

Më këto ndryshime sot dhe të tjera më parë nuk u morën parasysh paktet e vendosura.

Ndryshimet në Kod kanë ndikuar negavtivisht.

Tashmë ne kemi nje vendim të Kuvendit të Shqipërisë se si do të jetë gara, se si do të gjejnë  formulën partitë për t’u bërë bashkë ne zgjedhje,

Ndryshimet në kod ishin të sforcuara.

Unë e shikoj te limituar që të shtrohet në Këshillin Politik dhe ti japet një trajtim ndryshe nga çfarë i dha parlamenti sot, këtyrë ndryshimeve kushtetuese.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here