Shpërthen Braimllari: Si në kohën e diktaturës… Dhunohen protestuesit.

0
127

Teksa vijon gjyqi për 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet se plagosi me kapsollë efektiven Ina Nuka, gjyqtarët kanë larguar nga salla deputetët e opozitës. Mësohet se togat e zeza kanë vendosur që të zhvillojnë seancën me dyer të mbyllura. Në ambientet e jashtme të Gjykatës, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, tha se Rama po bën gjyq politik si në kohë të diktaturës.

“Sot Rama urdhëroi që gjyqi të bëhej me dyer të mbyllura, gjyq politik si në kohën e diktaturës. Që të mos njihet dhuna ndaj Danielit gjatë shoqërimit. EdirAMA me këtë gjyq politik kërkon t’i mbyllë duart, Ka mbaruar gjimnazin me 9.6. Nuk do e lejojmë këtë veprim, se nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë ndaj çdo protestuesi. Përveç deputetëve është urdhëruar të nxirren jashtë dhe Avokatja e Popullit. Kë intimidon Avokati i Popullit, Edi Rama po bën gjyq politik, duke shkatërruar drejtësinë, e duke i bërë presion gjyqtarëve e prokurorëve,” tha Braimllari.

Prononcimi për mediat i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari

Ndaj Danielit është ushtruar dhunë gjatë shoqërimit dhe kjo tashmë është e faktuar publikisht edhe ndërmjet fotove. Ne nuk kishim dyshime që ditën e parë që është ushtruar dhunë në Drejtorinë e Policisë, por Edi Rama ndërmjet këtij gjyqi politik kërkon ti mbylli gojën të gjithë shqiptarëve.

Është e turpshme sesi policia ndërmjet urdhrit politik të Edi Ramës ushtron dhunë ndaj një djali 18 vjeçar me mesataren 9.6. Ka mbaruar gjimnazin me mesataren 9.6 dhe është student i Inxhinierisë së Ndërtimit. Edi Rama ndërmjet këtij veprimi kërkon të inkriminojë të gjithë shoqërinë, por të jeni të bindur që ne nuk do ta lejojmë këtë veprim sepse nuk ka të drejtë Edi Rama që të ushtrojë dhunë, jo vetëm ndaj Danielit, por ndaj çdo protestuesi.

Ju kam thënë edhe më parë, sot në Shqipëri ka më shumë të proceduar për protesta sesa për trafikantë të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër nuk e di se ku mund të ekzistojë, ku përveç deputetëve që është urdhëruar që të dalin përjashta, është kërkuar që të dali jashtë edhe përfaqësuesi i avokatit të popullit. Pse? Që të mos zbulohet mënyra se si u ushtrua dhunë ndaj Danielit, kjo është e turpshme në këtë vend, ndaj këto janë shenjat e fundit të vendosjes së diktaturës në këtë vend.

Braimllari, ne e kuptojmë këtë pjesën që ju ankoheni për çështjen e dhunës, por nga ana tjetër është edhe një oficere policie e dëmtuar për shkak të kapsollave të hedhura nga protestuesit. Keni një qëndrim lidhur me këtë?

Kemi shprehur solidaritetin që ditën e parë jo vetëm ndaj oficeres së policisë, por edhe ndaj protestuesve. Ka institucione përkatëse Policia e Shtetit. Është Shërbimi Çështjeve të Kontrollit të Brendshëm dhe të Ankesave që merret me verifikimin e rastit në fjalë. Prokuroria le të hetojë, nuk e pengon njeri Prokurorinë, por ushtrimi i dhunës ndaj Danielit, është i papranueshëm.

Nuk po them Danielin se nuk është verifikuar, nuk e dimë, por nëse dikush bën po themi një shkelje, atëherë kjo legjitimon Policinë të dyfishojë shkeljen në raport me qytetarin. Unë kam kohë që merrem me fushata, me protesta, por kjo sinqerisht është hera e parë që shikoj këtë dhunë të ushtruar ndaj një 18 vjeçari.

Zotëri, ju mbroni një kauzë dhe sigurisht prezenca juaj në sallë mund të intimidojë deri diku Gjykatën në marrjen e një vendimi, pse mendoni që kjo është një gjë q gjithmonë bëhet? Në fund të fundit ju përfaqësoni një segment politik.

Të falënderoj për pyetjen. Nëse do të ishte intimidim, të njëjtin vendim Gjykata mund ta kishte marrë edhe ditën e djeshme, por ne dolëm. Përse duhet të dalë përfaqësuesi i Avokatit të Popullit nga salla? Kë intimidon përfaqësuesit i Avokatit të Popullit? Është thjeshtë zëri i popullit. Mirë deputeti intimidon se është përfaqësues politik, po Avokati i Popullit kë intimidon?

Pra është e qartë që është gjyq politik. Është e qartë që Edi Rama nëpërmjet Reformës në Drejtësi, po shkatërron njëherë e përgjithmonë këtë vend, sepse po përdor reformën për ti bërë presion prokurorëve, për ti bërë presion gjyqtarëve dhe kjo është e turpshme që po ndodh në këtë vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here