Topalli: Bashkimi duhet të bëhet mbi vlerat, sot duhet një opozitë reale

0
139

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbajti një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit Kombëtar të PD.

Ajo tha se vendi ka nevojë për opozitë reale.

“Kurrë më shumë se sot vendi nuk ka pasur nevojë për opozitë reale dhe opozitë të vërtetë. Ne duhet t’u rikthemi vlerave dhe pushtetit moral. Opozita duhej të ishte pushtet moral. Sot është një moment kyç kur PD mund të kthehet te vlerat e saj.

Nuk është hera e parë që PD është gjendur në vështirësi, por nuk jemi tërhequr, pasi kemi besuar,” tha Topalli.

“Edhe pa qenë deputete, pa qenë në PD, njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën. E vërteta është forca e çdo njeriu. E vërteta është liria e individit. Jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta.

E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlerat. Kërkohet një opozitë reale, jo një opozitë false. Sot është dita me bë opozitë, prandaj jam sot këtu,” tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here