Ish-Presidenti: Kosova jashtë Interpol, armiqësi në vend të pajtimit

0
118

 

Një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit. Kështu e ka cilësuar ish-presidenti Bujar Nishani votimin dje kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Nishani thekson se kjo votë ishte veçse mbajtja gjallë e armiqësive në vend të pajtimit. Po ashtu i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të nisë një politikë izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë.

Ja postimi plote i tij:

Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit.
Kjo “aleancë anti”, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit.
Turp !
Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proçes izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here