Ardit Ruko 43 vjeç me banim në Roskovec, Fier është vënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm.
Ai ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij 41-vjeçar me inicialet G.R me banim në Strum.
Mësohet se ngjarja ka nisur pas një sherri për motive të dobëta midis dy kushërinjve dhe ka çuar në nxjerrjen e armës nga ana e 43-vjeçarit.
Foto ilustruese
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka mbetur askush i plagosur.
Forcat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë sekuestruar 2 gëzhoja armë zjarri pistoletë.
43-vjeçari do të procedohet penalisht për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
INFORMACIONI I POLICISË
Kanos me armë zjarri kushëririn e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.