VOTA E TURPIT/ Qeveria “Rama” votë kundër SHBA në OKB. Reagimi Amerikan: Do ta mbajmë mend

1
1030

Shqipëria ka votuar pro rezolutës së paraqitur nga Turqia dhe Jemeni në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që dënonte njohjen e Jerusalemit nga SHBA si kryeqytet të Israelit. Pra praktikisht Tirana zyrtare ka votuar kundër SHBA, aleatit me të madh strategjik të Shqipërisë. Votimi i zhvilluar mbrëmjen e sotme ka qenë një test i SHBA për aleatët e saj në botë. Para votimit SHBA dhe ambasadorja e saj në OKB deklaruan se Amerika do të mbante shënim këdo vend që do të dilte kundër qëndrimit të saj për Izraelin. Presidenti Amerikan Trump tha se shtetet që do të kundërshtonin qëndrimin e SHBA nuk do të merrnin më ndihma nga ana e Amerikës.

128 vende votuan kundër SHBA (përfshirë Shqipërinë) duke përkrahur rezolutën e Turqisë, 9 ishin kundër dhe 35 abstenuan.

Qeveria Shqiptare nuk kishte asnjë detyrim për të ndjekur linjën e BE, por duhet t’u bindej interesave të saj kombëtare dhe gjeostrategjike, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga Europa nuk kanë votuar pro rezolutës së Turqisë as Kroacia, Bosnja Hercogovina, as Çekia, as Polonia.

Pak orë para votimit, Ambasadorja e SHBA në OKB publikoi një mesazh që kishte marrë nga presidenti Donalt Trump. Presidenti deklaronte se do të mbajmë shënim ata që votojnë kundër dhe do të njohim se kë nuk kemi aleat.

Rezoluta e cilëson qëndrimin e SHBA për Jerusalemin “nul dhe të pavlefshëm”. Rezoluta u lobua fortë nga vende arabe, Turqia dhe Rusia. Synimi ishte jo vetëm çështja e Jerusalemit, por edhe vendosja e SHBA në një pozitë të pakëndshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në këtë mënyrë diplomacia shqiptare ka votuar pro një qëndrimi që vë në pozitë të vështirë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

Ajo çka ndodhur me qëndrimin zyrtar të Shqipërisë e cila ka votuar kundër SHBA, bile as nuk abstenoi, pra kjo është tradhti e madhe ndaj interesave strategjike të Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarëve në botë.

Praktikisht Shqipëria ka marrë karton të kuq nga SHBA, pasi në një moment vendimtar të Presidentit Trump dhe vetë SHBA, Shqipëria e tradhtoi duke kaluar në anën e Jemenit dhe Turqisë.

Si harroi qeveria shqiptare dhe vetë Edi Rama se SHBA ishte ajo që nuk lejoi copëtimin e trojeve në vitin 1913, ku shtetet europiane donin të merrnin copa trojesh shqiptare për Greqinë, Serbinë dhe Italinë, si harroi se SHBA ishte që çliroi Kosovën nga Milosheviçi, si harroi se SHBA ishte që pranoi Shqipërinë në NATO, si harron se pa SHBA Europa na lë pas dyerve të saj, pasi janë më të fuqishme Greqia dhe Serbia.

Kjo që ka bërë qeveria shqiptare nuk ka emër, nuk gjendet dot emër; tradhti është pak, turp është shumë pak. Eshtë tradhti e pisët e mafioze, e cila don të varet në litar kushdo që urdhëroi për të votuar kundër SHBA.

Reagimi i Opozites

Lulzim Basha: 

Kreu demokrat Lulzim Basha e cilësoi si të gabuar votën kundër të Shqipërisë në OKB për çështjen e Jeruzalemit, i cili prej datës 6 dhjetor njihet nga SHBA si kryeqyteti i Izraelit.

Basha tha se kjo çështje ka ndarë në mes politikën amerikane, madje edhe mes vetë republikanëve, ka krijuar një ndarje në qëndrimet e SHBA-së me BE-në dhe si ish-ministër i Jashtëm mund të them se është një çështje kontraverse.

Gjithsesi Basha tha se sot për herë të parë ndodhi që në 27 vjet, Shqipëria të ndryshojë qëndrim në raport me SHBA-të përsa i takon vendimeve për Lindjen e Mesme.

“Deri më sot kishim të njëjtin qëndrim, ne kemi qenë në krah të SHBA-ve për çdo çështje që kishte të bënte me Lindjen e Mesme. Sot pati një ndryshim, dhe Shqipëria u rreshtua në krah të shumicës së vendeve të BE-së. Mendoj se është një vendim i gabuar, pasi kemi të bëjmë me një qëndrim që duhej të ishte në përputhje me interesin e shqiptarëve, në krah të SHBA, aq më tepër kur BE nuk kishte vendosur një kusht të tillë në raport me vendet që aspirojnë anëtarësimin në Union”, tha Basha.

Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, komentoi votën e Shqipërisë në rezolutën që i bën thirrje SHBA të tërheqë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Sipas Kryemadhit, kryeministri votoi kundër dëshirës së SHBA-së duke i futur kështu thikë pas shpine një partneri strategjik.

”Me ambasadorin Donald Lu, ka qenë një takim ku kemi folur për vizitën time që kam zhvilluar në SHBA. I kam thënë, Edi Rama nuk ka për ta lejuar që ti të zhvillosh reformën në drejtësi, ai ka përdorur politikën për të bllokuar reformën. Ilir Meta e ka bërë tre herë kryetar bashkie, dhe e bëri edhe kryeministër, ai të fut thikën pas shpine. Edhe sot, është i lumtur që ia ka bërë amerikës, vota e sotme kundër njohjes së Izraelit, e Edi Ramës, është thika që Edi Rama i ka bërë amerikës”,-tha Kryemadhi.

 

Sali Berisha

“Një akt i rëndë antikombëtar i klikës së neo-bllokmenëve, me në krye Noriegën e Europës” janë fjalët që ka zgjedhur ish-kryeministri Sali Berisha, që të komentojë votën e Shqipërisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pro rezolutës së OKB të dhënë sot.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri shprehet se sot u votua në traditën atërore të xhelatëve.

“Sot klika e noe-bllokmeneve hoxhist, me ne krye bastardin e xhelateve te shqiptareve Koleka, Rama votoi ne OKB, ne traditen aterore, kunder SHBA, vendit i cili nga vitet 20 te shekullit te kaluar deri sot ka luajtur rol percaktues ne lirine e kombit shqiptar.”, – shkruan Berisha.

Në vijim ai dënon votën kundër SHBA-së, ndërsa e quan politikën e jashtme të qeverisë Rama, si një politikë të mirëfilltë antikombëtare.

“Duke denuar me ashpersi kete qendrim shtoje se me kete akt politika e jashtme e Shqiperise shnderrohet ne nje politike te mirefillte antikombetare. Ajo perfaqeson interesat e baroneve te droges dhe balozeve neo-bllokmene te krimit dhe jo te shqiptareve. sb”, – përmbyll reagimin e tij Berisha.

 

Petrit Vasili

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili deklaroi sot se vota e Shqipërisë në SHBA është një gabim i qeverisë shqiptare. Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se vota e sotme e Ramës ishte votë kundër Shqiptarëve.

Reagimi i Petrit Vasilit: “Vota e sotme ne OKB ishte prove e qarte e nje qeverie, qe e konsideron Shqiperine prone te sajen. Kur eshte fjala per nje propozim qe ben Amerika aleati me i cmuar dhe i pazevendesueshem i Shqiperise kurre vendimi s’mund te jete prone vetem e qeverive shqiptare cilado qofshin,pasi ky vendim eshte prone e Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe ata ndodhen dhe duhej konsultuar gjeresisht me ta dhe me SHBA-ne vete. Shume shtete ne bote ishin dhe jane kunder, por fale Amerikes kemi sot realizimin e nje sfide madhore dhe te paimagjinueshme kurre me pare:nje Kosove te pavarur”,- shprehet Vasili.

Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar për votimin e Shqipërisë kundër SHBA në OKB. Në një koment në Facebook, Gjosha thotë se një vendim i tillë duhet të ishte konsultuar më herët në Kuvend dhe në Komisionin e Jashtëm.

“Sot është marrë një vendim i rëndësishëm në Asamblenë e OKB-së, ku pjesë e votave kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi statusin e Jeruzaleminit, ka qenë edhe Shqipëria. Përtej këtij vendimi për të votuar kundër, ajo cka përbën një problem real është që për një çështje me kaq shumë rëndësi, nuk është zhvilluar asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë, as me Presidentin e Republikës! Vota e Shqipërisë nuk është e një individi, as e një institucioni të vetëm, ajo duhet të ishte një votë që përfaqësonte besimin e qytetarëve shqiptarë!”,- shprehet Klajda Gjosha.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Gazeta standart nuk asht e than kur nji shtet aleat eka gabim dhe duhet me vutu gabim.mir asht ba qesht votu kunder nji hipokritit qe don me fut boten ne luft.po ju gazeteret jeni per tju qi motrat jeni molla e sherrit!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here