Vdekja në komisariatin e Korçës e Enea Ftojt, prindërit: Kemi prova të reja…

0
126

I ati i Enea Ftoit, djalit që u dhunua barbarisht në komisariatin e Korçës nga ana e policisë, reagon sërish publikisht. Ai tenton të bind, sdihet se kë në fakt, se ai ka të tjera pamje që kanë të bëjnë me dhunën që i ka marrë jetën të birit të tij. Por edhe pse “Diell-online.al” botoi pamjet e dhunës në trupin e viktimës, jo vetëm prokuroria dhe policia, po edhe mjekësia ligjore dhe Avokati i Popullit hodhën këtë fakt. Në fakt pamjet që u bënë publike asokohe ishin marrë në morgun e spitalit të Korçës, moment kur edne nuk ishte tërhequr trupi nga familjarët. Megjithatë prindërit dhe bashkëshortja vijojnë të tërheqin vëmendjen me shkakun e vdekjes së njeriut të tyre.  Pak kohë pas vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj në Komisariatin e Korçës, i ati i tij ka dorëzuar prova të reja në Prokurori,  c’ka vërtetojnë sipas tij dhunën që ka ushtruar policia ndaj djalit të tij. Tomorr Ftoj thotë se ka dorëzuar në Prokurori CD dhe filmime ku duket dhuna në trupin e të ndjerit Enea Ftoj. “Provat e reja vërtetojnë dhunën e policisë ndaj djalit tim.  Çova  në Prokurori CD me filmime ku duket dhuna në trupin e Eneas. I kërkova prokurorisë ë pyesë si dëshmitar  gruan të cilën grabiti Enea, pasi gruaja ka parë kur policia dhunoi Enean në mes të Pazarit. Unë akuzoj 8 policë të Komisariatit të Korçës për vdekjen e djalit. Policia fshehu rrobat dhe këpucët me gjak të Eneas”- thotë ai ati i të ndjerit. Ndërkohë edhe nëna e të ndjerit kërkon të zbardhet e vërteta dhe akuzon punonjësit e policisë për vdekjen e djalit të saj. “Të zbardhet e vërteta. Policët që e rrahën djalin për vdekje duhet të ndëshkohen. Djalin ma vrau policia, s’vdiq për shkaqe natyrore. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do hakmerrem”- ka thënë Mimoza Ftoj. Kujtojmë se familjarët kanë kundërshtuar ekspertizën mjeko-ligjore për vdekjen e 27-vjecarit, i cili ishte ndaluar me akuzën e vjedhjes dhe gjeti vdekjen ne ambientet e Komisariatit të Korçës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here