Gruaja te ”Unaza e Re” flet për takimet me Ramën…

0
188

Një banore e ”Unazës së Re” ka deklaruar e bindur se protesta për të mbrojtur shtëpitë e tyre do të vijojë, edhe pse autoritetet i kanë njoftuar sot se nesër do të fillojë ndërhyrja e IKMT-së. Ajo theksoi se ka qenë pjesë e organizatave të Partisë Socialiste dhe ka dëgjuar kur Edi Rama u premtonte legalizimet e banesave të tyre.

”Kam qenë që mu thatë dora, e para në organizatat e Rilindjes. Kam qenë në rreshtin e tretë kur ai vinte dhe bënte ato takimet. Kam qenë aty kur ka thënë që këto shtëpi nuk do të prishen, por do të legalizohen. Kam 16 vite në rrugë, jam nënë me fëmi. Në vend që t’i hap librat, dalë në rrugë”, u shpreh ajo.

Sa i përket ftesës së ARRSH-së për 30 familje që të dorëzojnë dokumentacionet, protestuesja e quajti mashtrim që ka për qëllim përçarjen e popullit. ”Ky është mashtrim. Askush nuk është takuar me ta, janë të gjitha mashtrime. Po bëhet që të përçahet popullin”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here