Zbulohet një varr në Gjirokastër. Dyshohet se…

0
226

Zbulohen gjurmë të një varri masiv në Gjirokastër. Bëhet fjalë për egzistencën e një varri në këmbët e kështjellës së qytetit aty ku janë pushkatuar, vrarë dhe varrosur të dënuar politikë të diktaturës komuniste.

Fax News raporton se varri masiv mendohet të jetë nga më të mëdhenjtë në vend pasi janë groposur dhjetëra në mos qindra ish të burgosur politik, të cilët kanë vuajtur dënimet në ish burgun famëkeq të Gjirokastrës në vitet 1944-1967 apo siç quhej rëndom në atë periudhë, tek “7 penxheret”.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, ka bërë apel për vullnet politik me qëllim fillimin sa më parë të punës për gjetjen e eshtrave të ish të përndjekurve politik, të egzekutuar në burgun famëkeq të Gjirokastrës dhe groposur në një varr të vetëm masiv. Sipas tij, kjo varrezë, u zbulua falë përpjekjeve individuale dhe me ndihmën e banorëve gjirokastritë kryesisht atyre të moçëm, që kanë parë në distancë se cfarë bëhej me të burgosurit politik të periudhës së diktaturës.

Zoti Çika, ka kërkuar nga organizatat europiane, të ndërhyjnë menjëherë për fillimin e punës në terren për zbulimin e eshtrave të ish të dënuarve politik pasi sic dihet, zbulimi gjurmëve dhe eshtrave të tyre, është një nga kushtet e reja të vendosura nga bashkësia europianoperëndimore, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Është e papranueshme sot ku më shumë se 4 mijë shqiptarë të egzekutuar nga rregjimi diktatorial, nuk kanë varre dhe për këtë, le t’a fillojmë nga Gjirokastra me daljen në dritë të varrezës masive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here