Revoltë për keqqeverisje\ Thirrje për protestë para Kryeministrisë në Dhjetor…

0
150

Genc Sejko, i cili shpreh çdo ditë revoltën e tij për keqqeverisjen që i bëhet Shqipërisë, është bërë së fundi iniciator i një nisme shumë interesante.
Në pushimet e fundvitit, që do t’i kalojë në atdhe, ka ndërmend që çdo ditë të protestojë përpara kryeministrisë, kundër arrogancës dhe krimit që ka prekur vendin.
Me humor Sejko së bashku me një tjetër emigrant shqiptar, Leandër Priftin thotë se për fundvit nuk do të zgjedhë të riparojë dhëmbët, apo të martohet, por të protestojë.
Ky skenar duhet thënë se ka rezultuar të jetë efektiv në Rumani, ku qindra emigrantë janë kthyer në vend dhe kanë protestuar kundër korrupsionit atje.

Reagimi i Genc Sejkos:
Une dhe miku im Leandër Prifti kemi vendosur qe pushimet e fundvitit t’i kalojme ne Shqiperi. Duke qene se vijme nga Britania e Madhe dhe duke qene se nuk kemi nevoje te martohemi (pasi kemi mbaruar pune) e as dhembe per te rregulluar, vendosem qe: pushimet t’i kalojme duke protesuar para kryeministrise.
Ftojme bashkatdhetaret tane qe jetojne brenda dhe jashte Shqiperise qe te mbidhemi te gjithe e te protestojme kunder keq-qeverisjes, kriminalitetit, korrupsionit dhe arrogances.
Data dhe ora e protestes do te konfirmohet se shpejti. Te interesuarit te komentojne ketu jo ne inbox. Nese nuk ke guxim te komentosh nuk ke guxim te protestosh.
P.S Nese nuk del askush do dalim une e Landi. E nese nuk del Landi do dal vetem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here