Deklarata e kreut të bandës së Shijakut, reagon PD: Dako është peng dhe nuk mund ta mbajë në këmbë alibinë se…

0
129

Partia Demokratike ka reaguar menjëhërë pas deklaratave të forta publike të kreut të një bande kriminale të arrestuar, Astrit Avdylajt, se i kishte shërbyer Vangjudh Dakos dhe besonte tek PS-ja.
Deputeti Luçiano Boçi nga selia blu tha se, “deklarata në gjykatë e kreut të bandës së Avdylajve se kishte miqësi me Vangjush Dakon duhet të kishte vënë në alarm prokurorinë, e cila duhet të niste menjëhërë hetimet ndaj kreut të bashkisë së Durrësit.
Dako ka mashtruar publikisht kur ka deklaruar se me bandën e Avdylajve ka komunikuar vetëm gjatë fushatës elektorale. E vërteta është se ai ka miqësi me bandën, e cila bën trafik ndërkombëtar droge, nga Amerika Latine në Europë; e ka përdorur bandën për të blerë dhe më pas i ka dhënë edhe favore nga pushteti i tij dhe i ramës.
Kreu i bandës së Avdylajve provoi sot se Vangjush Dako është peng dhe nuk mund ta mbajë në këmbë alibinë se ai komunikon vetëm me zgjedhësit dhe vetëm për interes të qytetarëve.
Astrit Avdylaj provoi sot se me dakon nuk qan vetëm hallin e votave, por edhe hallin e votave speciale kur i vijnë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here