Home Aktualitet E vetmja rrugë për të dalë nga e keqja është rruga europiane,...

E vetmja rrugë për të dalë nga e keqja është rruga europiane, jo koalicion me kriminelët

0
112

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bisedoi dje në mbrëmje me gazetarin Artur Zheji për strategjinë e opozitës kundër qeverisë Rama dhe situatën ekstraligjore në vend.

Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Basha janë:

Për PD-në dhe drejtimin e saj

Ballkani ka njohur shumë liderë që kanë ardhur me poezi për të çliruar popullin e tyre dhe ia kanë vënë shkelmin në fyt. Nuk ka shpëtim poezia. Politika duhet të funksionojë me mendje, në mënyrë racionale, me zgjidhje. Kështu funksionon në Europë.

Unë përfaqësoj një model të ri për Shqipërinë, por as pak për Europën; modelin europian dhe unë jam i vendosur t’i ndërgjegjësoj shqiptarët që rruga për të dalë nga e keqja është rruga europiane. Rrugët e tjera i kemi provuar dhe ja ku kemi përfunduar.

Në Europë nuk ka njerëz që vijnë si heronj dhe ikin me gjak. Ke politikanë që vijnë me platform dhe ikin pa bujë si Angela Merkel. Tani nëqoftëse do tek unë një njeri që të bëjë Spartkun, çlirimtarin dhe pastaj të vi njësoj si ky e të vjedh edhe kacidhen e fundit e të ulet nga mëngjesi deri në darkë me kriminelë kjo nuk ka për të ndodhur.

Për mosdekretimin e gjeneralit Sandër Lleshaj

E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit. Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese.

Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.

Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re.

Për marrëveshjen e 17 majit

Marrëveshja e 17 majit ishte marrëveshje për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në kushtet kur u gjendëm pas protestës 90 ditore, ne nuk arritëm të largojmë Ramën si kryeministër dhe pamë për një zgjidhje për të shmangur konfliktin civil dhe të garantonim zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pse e konsideroj të dështuar? Sepse qëllimi i vetëm i kësaj marrëveshje që të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk u realizua.

Ne patëm shit-blerje masive të votës që detyroi OSBE/ODIHR që në raportin e vet përfundimtar të konsideronte numrin 1 të problemit të zgjedhjeve në Shqipëri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here