9 gabime të zakonshme që i bëjmë çdo ditë, të cilat dëmtojnë seriozisht lëkurën tonë

0
282

Në kërkim të lëkurës së përsosur dhe të bukur, ne kemi rutinën tonë të bukurisë, të cilën përpiqemi ta ndjekim me përkushtim. Ndërsa, synimet i kemi të qarta kur planifikojmë regjimin tonë, ne ndonjëherë e sabotojmë pa vetëdije lëkurën tonë. Sipas dermatologëve, shumë gra nuk e lajnë fytyrën çdo ditë. Mungesa e lagështirës, jo vetëm çon në zhvillimin e rrudhave, por gjithashtu mund të shkaktojë puçrra ose pika të zeza në të.

Bright Side ka mbledhur disa nga gabimet më të zakonshme që ne i bëjmë vazhdimisht dhe çdo ditë me lëkurën tonë. Ndaj, nëse pikasni një nga këto gabime, jeni ende në kohë që ta “zhdukni” atë nga rutina juaj e bukurisë.
1
Nuk e nisni ditën duke hequr make up-in
Hapi i parë në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës duhet të jetë pastrimi. Në rastin ideal, bëni një pastrim të dyfishtë. Hapi i parë është pikërisht ky, heqja e grimit, hapi i dytë është të siguroheni që poret tuaja të mos jenë të bllokuara.
2
Shtrydhni aknet
Mos i shtrydhni ato, sepse në këtë mënyrë ju vetëm përhapni më tej infeksionin në fytyrë. Në vend të kësaj përdorimi i trajtimeve të veçanta të akneve si acid salicilik direkt në puçra është zgjedhja perfekte.
3
Nuk aplikoni toner pas pastruesit
Toneri nuk duket si një hap i domosdoshëm në një regjim kujdesi ndaj lëkurës, por në fakt është. Toner-at e përgatisin lëkurën tuaj për një krem hidratues të përshtatshëm, ndërkohë që heqin mineralet e tjera. Mos harroni të siguroheni që jeni duke përdorur atë pa alkool.
4
Shmangni përdorimin e vajrave
Edhe në qoftë se lëkura juaj është e vajosur, ju duhet të përdorni vajra për t’a ushqyer atë. Mungesa e hidratimit çon në aktivizimin e gjëndrave tona dhjamore, dhe ne nuk kemi nevojë për këtë. Është më mirë të përdorni vajra me acid linoleik, si vaji organik i qengjit, vaji i farës së kërpit ose vaji i farës së kungujve.
5
Nuk përdorni produkte me SPF
Lëkura që është e pambrojtur nga dielli tenton të marrë më shumë rrudha dhe pigmentim. Ju duhet patjetër të përdorni një krem dielli çdo ditë dhe jo vetëm në verë. Sa më i lartë niveli i SPF, aq më mirë.
6
Nuk i ndryshoni shpesh këllëfët e jastëkëve
Mund të mos jetë e qartë, por jastëkët mbledhin shumë baktere nga trupi ynë dhe burimet e jashtme. Gjatë gjumit tonë këto baktere mund të transferohen në fytyrën tuaj dhe të shkaktojnë puçrra. Për të shmangur këtë mos harroni të ndryshoni këllëfët e jastëkut të paktën një herë në javë.
7
Nuk pini ujë mjaftueshëm dhe nuk hani shëndetshëm
Çdo problem që shfaqet në fytyrat tona fillon brenda trupit tonë. Kjo është arsyeja pse ju duhet të konsideroni edhe zakonet tuaja të ushqyerjes apo pirjes. Filloni të pini më shumë ujë dhe të hani shëndetshëm dhe lëkura juaj do të ndryshojë për mirë.
8
Përdorni pastrues të gabuar
Lëkura e pastër nuk është aq e mirë për ju sa mund të duket. PH normal i lëkurës tonë është rreth 5.5. Kjo është arsyeja pse pastruesit me një pH më të lartë mund të shkaktojnë puçrra fytyre, duke provokuar gjëndrat tona dhjamore për të prodhuar më shumë sebum se normalisht.
9Përdorni shumë eksfoliante
Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës është shumë e rëndësishme, por eksfoliantët mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Në vend të kësaj, provo përdorimin e serumeve acide të lëkurës që punojnë në sipërfaqe drejtpërsëdrejti dhe stimulojnë rinovimin e qelizave
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here