‘Ellif’ gjen të dashur të ri, 2 javë pas divorcit me ish burrin (FOTO)

0
267

Ndërkohë që ende flitet për divorcin e saj me aktorin Onur Saylak, me të cilin i dha fund martesës së saj pas 6 vitesh së bashku, aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun, nxit dyshimet për një lidhje të re.

Tashmë bëhet fjalë për një ish futbollist, i cili gjithashtu është në prag të divorcit nga bashkëshortja e tij.

Aktorja e njohur dhe shumë e suksesshme në kinematografinë turke dhe ish futbollisti , Ibrahim Kutluay përfliten për një lidhje të re, ndërsa dyshimet për këtë i shtoi vetë futbollisti, kur refuzoi të përgjigjej para gazetarëve në lidhje me thashethemet e dala së fundit për të dhe aktoren simpatike.

Kutluay, i cili është në proces divorci nga bashkëshortja e 11 viteve, Demet Sener, është parë tek kalonte kohën e lirë me të birin 8-vjeçar. Ndërsa Tuba e cila tek njihet si Elif, ka dy vajza binjake më aktorin e njohur turk Onur Saylak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here