Panariti: Cfare po pime… po demtojme shendetin me para. Ku eshte ligji???

0
140

Deputeti LSI-se Edmond Panariti ka reaguar me ane te nje postimi ne rrjetet sociale se kush po na i terbullon ujeratt. Panariti ka shprehur se media po behet protagoniste per zbulimin e ndotjeve fekale te ujit te ambalazhuar. Deputetijep nje mesazh per  qytetaret : “Ju po blini uje me semundje, uje me infeksione!”.  Po demtoni shendetin tuaj me para!

Ja postimi i tij i plote:

Kush po na i turbullon ujerat? Media behet serish protagoniste e zbulimit me ndotje fekale të ujit, por kësaj here të ujit të ambalazhuar. Ky uje i cili blihet me para, duhet të jete thuajse steril por sipas një analize jo zyrtare nga nje institut publik ,e theksoj “publik” rezulton jashtë standartit. Pra mesazhi që jepet është: “Qytetare, ju po blini uje me semundje, uje me infeksione!”. Po demtoni shendetin tuaj me para! Padyshim në kushtet kur edhe ujesjellesi nuk garanton furnizim me uje të pijshem, situata bëhet alarmante ndersa paniku dhe stresi në popull është në rritje. Çfarë duhet te ndodhte sipas ligjit? Menjehere duhet të bllokoheshin të gjitha kompanite dhe dergesat e ujit tyre të ambalazhuar në markete. Emrat tregetare te ujit te ambalazhuar duhet te ishin bere publike, në mënyrë që edhe ata konsumatore që i kanë blere këto produkte apo bar restorante që janë furnizuar me të, ti flakin ato. Perse nuk ndodh? Kush po i turbullon ujerat? Dikush duhet të sqaroje dhe dikush duhet të pergjigjet sipas ligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here