Rrëzohet helikopteri rus në Siri me 5 persona në bord, mes tyre dhe një femër (VIDEO+FOTO)

0
224

Një helikopter rus me pesë persona në bord është rrëzuar në Siri.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se helikopteri mbante furnizimet humanitare për në Aleppo.

Helikopteri ishte duke u rikthyer në bazën ajrore ruse të Khmeimimit dhe mësohet se është qëlluar me armë zjarri brenda territorit sirian.

“Më 1 gusht, një helikopter transporti Mi-8 është qëlluar në provincën e Idlib, pas dërgimit të ndihmave humanitare në qytetin e Aleppo. Tre anëtarët e ekuipazhit dhe dy oficerë nga Qendra Ruse e Pajtimit në Siri ishin në bord,” tha ministria në një deklaratë.

Ministria ruse megjithatë nuk i ka bërë ende të ditura identitetet e personave në bord.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë edhe rrënojat e helikopterit të transportit.

Në korrik, ISIS rrëzoi një helikopter ushtarak pranë Palmirës, duke vrarë dy pilotët.

36C5ACB100000578-3717939-Mystery_surrounded_the_discovery_in_the_wreckage_of_an_ID_card_s-a-14_1470056439852 36C5621900000578-3717939-The_aircraft_carrying_three_crew_and_two_officers_crashed_down_i-a-12_1470056439848

Cowx6QcWgAALWVy.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here