Si po manipulon Tahiri opinionin publik. Zagani tha se Tahiri ndihmon Habilajt. Këta burgosën Zaganin

0
220

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Saimir Tahiri përdor të njëjtën teknologji si Vangjush Dako, për të manipuluar publikun. Sipas Bushatit, dokumenti që ka marrë Tahiri për pafajësi në Itali, nuk tregon asgjë, sepse akuza për të nuk është nëse ka marrë byzylyk nga Habilajt, por nëse ai i ka ndihmuar Habiljat të bëjnë trafikun e drogës.

Tahiri  përdor të njëjtën teknologji mbrojtje si Gjushi. Ti i thua Gjushit, akuzohesh për blerje votash, ai thotë unë flas me cdo zgjedhës. Saimir Tahiri, thotë: ‘E pe italianët, dola i pafajshëm’. Sikur cështja, ka qenë  a ka fituar ministri i brendshëm një byzylk apo jo. Cështja te Tahiri, ishte se për tre vjet me rradhë, është bërë një debat, që ky si Ministër i Brendshëm, mbështet trafikantet e dorgës Habilajt.
Cfarë na rezultoi ne ngaItalia? Që Habilajt ishin trafikantë droge dhe dihej botërisht, që Ministri i Brendshëm jo vetëm që nuk i penalizonte por ju jepte makinën.
Ne na vërtetoi Italia, debatin publik që bëhej këtu në 2015, kur Zagani tha se Tahiri ndihmon Habilajt. Këta burgosën Zaganin. U desh që Habiljat t’i kapnin në Catania, që ne të kuptonim që Zagani kishte të drejtë”, tha Bushati.

/TPZ.AL/ 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here