Shpërthen Bushati: Dako gëneju, përgjimi i ri tregon se ka afrimitet me…

0
143

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u publikua një përgjim i ri i Vangjush Dakos me Altin Avdylin, u shpreh se ky përgjim rrëzon alibinë e Vangjush Dakos se ai nuk ka ndonjë afrimitet me anëtarët e bandës së Shijakut dhe se ja hap të gjithë qytetarëve telefonin. Bushati tha se përgjimi i ri, sëbashku me dy përgjimet e publikuara javën e shkuar nga “Të Paekspozuarit”, tregojnë se Dako ka gënjyer në daljen e tij në televizion.

“Biseda e parë është, “na duhen ca lek se janë zgjedhjet”. Biseda e dytë është, “doja ta falenderoja se mbaruan zgjedhjet”. Pasi dalin bisedat, del Dako në Opinion dhe thotë, unë me zgjedhësit flas gjithmonë. Jemi në Qershor 2017.
Biseda e sotme, është e shkurtit. Duke qenë biseda e shkurtit, ajo tregon të njëjtin afrimitet. Një njeri që do të zbulojë të vërtetën, thotë pse gënjeu Dako në Opinion? ”

Bushati tha se biseda e publikuar në Të Paekspozuarit, tregon se mes Dakos dhe Avdylëve ka një afrimitet që zgjat shumë muaj në kohë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here