Tirana nuk ka betonizim’/ Ironia e gazetarit: Veliaj do na thotë edhe që Stormy Daniels është e virgjër

0
144

Gazetari Klodian Tomorri ironizoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një intervistë televizive mohoi gjithçka që është e dukshme dhe e prekshme për çdo qytetar që jeton në Tiranë.

“Sot tha që,

Në Tiranë nuk ka betonizim, por është shtuar gjelbërimi

Qeveria në Shqipëri i ka të gjithë mediat kundërshtare. Top Channelin, Klanin, ABC-në, madje edhe Reportin i ka opozita në xhep

-Furnizimin me ujë e kemi më mirë se sa në kohën e Enver Hoxhës

-Bëri dhe nja dy krahasime të tjera që ishim më mirë se në kohën e Enver Hoxhës. Në mandatin e katërt krahasimet do jenë me kohën e Ahmet Zogut

-Këputi dhe një perlë aty që tha se kam dyfishuar GDP për frymë, vetëm se e ngatërronte, nuk i referohej në PPP, por fuste dhe kursin brenda.

Deri para zgjedhjeve ka për të thënë edhe që Stormy Daniels është e virgjër,” shkruan Tomorri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here