Meta takim me nobelisten e njohur: Shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!!!

0
123

Presidenti Ilir Meta është takuar në Japoni me Nobelisten e Paqes dhe politikanen e Burmës (Myanmar), Aung San Suu Kyi.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shktuan: “ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”.

Kreu i shtetit shqiptar ndodhet në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta është takuar me një sërë personalitetesh ndërkombëtare dhe përfaqësues të institucioneve të Japonisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here