Tahiri me “prova te reja”. Cili do te jete fati i tij me akuzen ne trafikun e droges ne banden e “Habilajve”

0
125

 

Ka zgjatur vetëm pak minuta qëndrimi i ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ashtu siç ishte përcaktuar më herët, Tahiri u paraqit tek Krimet e Rënda bashkë me avokati i tij Maks Haxhia, në orën 13:00, ndërsa doli prej aty vetëm pa çaste më vonë.

Tahiri është treguar shumë miqësor me gazetarët, ndërsa nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda ai tha se kishte paraqitur diçka deçizive për procesin, duke nënkuptuar kështu ‘provat e reja’.

“Paraqita diçka me rendësi deçizive për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj. Do flas pas 2-3 ditësh më konkretisht, ndaj më vjen keq që keni ardhur”, tha Tahiri.

Ndërkohë, pyetjes nëse ish-ministri ka frikë se do të merret i pandehuri, Tahiri iu përgjigj shkurt; “Nuk kam frike. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju dy ditë”.

Vetë ish-ministri konfirmoi  se do të paraqesë prova të reja.

Të premten Saimir Tahiri paralajmëroi një konferencë për shtyp, por të cilën e anulloi. Kujtojme se Krimet e Rënda kanë shtyrë hetimet për Tahirin deri në muajin janar, ndërsa më pas do të vendoset edhe ‘fati’ i tij, lidhur me akuzat për përfshirje në tafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here