Lëndë shpërthyese në shtëpinë e Xhorxh Sorosit

0
169

 

Njё pajisje eksplozive u gjet tё hёnёn nё kutinё postare tё shtёpisё sё Xhorxh Soros nё kontenё Westchester nё New York. Filantropisti i njohur ёshtё shёnjestёr e grupeve tё djathta thonё autoritetet.

Konfirmohet nga autoritetet se pajisja nuk shpёrtheu vetё por ekipi i trajnuar realizoi njё shpёrthim tё kontrolluar.

Policia mori njё telefonatё pёr njё pajisje tё dyshimtё rreth orёs 15:45 tё pasdites. Njё punonjёs i rezidencёs sё Soros hapi kutinё dhe zbuloi pajisjen shpёrthyese. Punonjёsi telefonoi menjёherё policinё.

Z. Soros nuk ndodhej nё shtёpi nё atё kohё.
Policia ia ka dorёzuar cёshtjen FBI-sё.

Xhorxh Soros ёshtё donator i kandidatёve demokratё nё SHBA dhe ka shpenzuar rreth 18 miliardё dollarё nё Fondacionin pёr Shoqёrinё e Hapur nё tё gjithё botёn.

Ai u bё donator i rёndёsishёm nё SHBA gjatё presidencёs sё Xhorxh Bushit dhe shpenzoi miliona dollarё pёr tё mbёshtetur kandidaturёn e ish-Presidentit Obama dhe mё vonё fushatёn e Hillari Klinton.

Sё fundmi ai ёshtё akuzuar se po financon njё karvan emigrantёsh nga Amerika Latine pёr tё kaluar ilagalisht kufirin amerikan, por pёr kёtё nuk ka asnjё provё konkrete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here