Eliminatoret e Europianit, UEFA ndalon përballjen Kosovë-Bosnjë Hercegovinë

0
162

Duket se politika gjithmonë do t’i fusë “hundët” në futboll, ose më saktë tifozë të udhëhequr nga politika bëjnë që në futboll të bëhen disa përjashtime. Kështu ka ndodhur edhe me eliminatoret e Europianit 2020, ku skuadrës së Kosovës përveç Serbisë tani nuk do t’i lejohet që të përballet edhe me skuadrën e Bosnjes së Hercegovinës.

UEFA ka bërë këto ndryshime pasi sipas vlerësimeve që ajo ka bërë këto dy ndeshje janë ndeshje që paraqesin rrezikshmëri të lartë. Ka edhe ekipe të tjera të cilat nuk mund të luajnë së bashku për shkak të problemeve politike si Armeni–Azerbajxhan, Spanjë–Gjibraltar dhe Rusi–Ukrainë.

Kujtojmë se shorti për Euro 2020 do të hidhet në 2 dhjetor dhe për herë të parë pas 6 dekadave të UEFA-s, do të zhvillohet në 10 shtete dhe 12 qytete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here