“Tahiri dhe Xhafa kanë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës në fabrikën e kokainës në Xibrakë”

0
642

Ne studion e “opinion” Kreu i PD Lulzim Basha hodhi akuza te renda mbi vellain e kryeministrit si edhe ministrin aktual te Brendshem dhe paraedhesin e tij Tahiri.

“Gjithë teza e asaj që thotë Rama është që: Basha po i godet oligarkët, sepse po i vënë gjobë me bizneset e familjarëve të vet. Tani po ta them fare qartë: Në qoftë se ata mendojnë se mund të më shantazhojnë mua me bizneset e familjarëve të mi, e kanë gabim.
Edi Rama ka pesë vjet që kontrollon me inspektorë tatimorë, doganat, SHISH-in, prokurorinë dhe policinë. Në qoftë se një nga familjarët e mi ka shkelur ligjin, ta marrë e ta çojë ku e ka vendin. Nuk ka familjarë të mi që të ketë bashkëpunuar me një oligark apo një klient të qeverisë dhe të ketë marrë pastaj ky I dyti favore nga unë.
Nuk ka familjarë të mitë të përfshirë në trafik droge, në fabrikë kokaine, në trafik influence. Nuk ka familjarë të mi që të kenë përfituar fonde publike nga kjo qeveri apo nga qeveria e mëparshme.
Denoncimet që opozita ka administruar tregojnë qartë se si në rastin e Saimir Tahirit ashtu edhe në rastin e Fatmir Xhafës, sjellja e Edi Ramës ndaj tyre për të mbrojtur deri në çastin e fundit Saimir Tahirin dhe tani për të mbrojtur përmes shkatërrimit të dosjes hetimore, Fatmir Xhafën, diktohen nga fakti se ish-ministri I brendshëm dhe ministry I brendshëm posedojnë të dhëna operative të dokumentuara zyrtarisht se Olsi Rama, vëllai I Edi Ramës, ka qënë një nga personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë

Fevziu: Ju keni fakte apo denoncime?
Po të kisha fakte do ti kasha publikuar, do ti kishe ti, do ti kishin të gjithë. Faktet I ka Saimir Tahiri, prandaj u shemb në dru, madje thonë se u shkrehën dhe armë para një muaji. Faktet I ka Fatmir Xhafa, I dini ju këto, pse bëni sikur si dini?
Pyetje: Kush e ka rrahur Saimir Tahirin?
Ata që kanë interes se mos del dosja që kompromenton Olsi Ramën në fabrikën e kokainës në Xibrakë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here