Balla tallet me popullin: Falënderojmë qytetarët që i lanë rrobat me 30 gradë

0
104

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në fjalën e tij në Kuvend se e mbështet fashën 800 kwh.

Sipas tij pas kësaj fashe janë vilat dhe jo familjet e thjeshta.

Duke falënderuar 1 mijë herë çdo qytetar që thirrjet e koleges Balluku për të kursyer, ju qeshnit, po mo po, për të larë rrobat me 30 gradë, ju qeshni se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur, po ai na ka marrë malli nuk vjen më,” – u shpreh Balla.

Sipas deputetit qytetarët e thjeshtë janë kujdesur të kursejnë dhe për këtë arsye fasha u anulua deri në një moment të dytë.

Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here