Higuain: Juventusi më përzuri për Cristiano Ronaldon

0
121

Gonzalo Higuain e ka konfirmuar se Juventusi e përzuri atë gjatë kësaj vere, por ka insistuar duke thënë se ende ka dashuri për klubin.

“Zonja e Vjetër” e transferoi argjentinasin nga Napoli për 90 milionë euro në verën e vitit 2016, mirëpo pasi nënshkroi me Cristiano Ronaldon në këtë verë, klubi nuk mund ta mbajë lojtarin me pagën e tij të lartë.

Pipita u huazua në Milan gjatë kësaj vere me mundësi blerje për 36 milionë euro, mirëpo sulmuesi ka thënë se nuk e dëshiroi largimin.

“Ata e morën Ronaldon. Vendimi për t’u larguar nuk ishte i imi, dhashë gjithçka për Juventusin dhe fitova shumë tituj”, ka thënë Higuain.

“Pas blerjes së Cristianos, klubi më tha që unë nuk mund të qëndroj. Opsioni më i mirë për mua ishte Milani”.

“Ndjej ende dashuri për Juventusin sepse ata më trajtuan mirë, bashkëlojtarët dhe fansat më trajtuan shumë mirë, mirëpo nuk kërkova asnjëherë largimin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here