Zjarri ‘përcëllon’ fshatin në Gramsh, digjen rreth…

0
179

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme fshatin Zenelas të Gramshit.

Flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi rreth mesditës. Raportohet se rreth 1 hektar sipërfaqe me shkurre është shkrumbuar nga flakët. Ndërhyrja e zjarrfikëseve në kohë ka shpëtuar banesat në afërsi të vendit që po digjej.

Zjarri mori përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era. Forcat zjarrfikëse dhe të shërbimit pyjor kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here