Të shtëna me armë zjarri u regjistruan para pak minutash në fshatin Shëlli në Mat, Ku mësohet se kanë vdekur dy persona, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Nuk dihen ende shumë detaje lidhur me identitetin e personave që janë përfshirë në konflikt. Paraprakisht thuhet se viktimat e të shtënave janë punonjës të Bashkisë në Mat, 2 shoferë dhe një person i paidentifikuar, të cilët ndodheshin në vendngjarje për të zgjidhur një konflikt pronësie.