E rëndë në Vlorë, motra plagos vëllanë me thikë

0
167

Një sherr mes vëllait dhe motrës ka përfunduar me një të plagosur me thikë.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Orikum, ku në debat e sipër me vëllanë, motra e ka qëlluar me thikë.

Mësohet se 31-vjeçara E.K., në banesë, ka goditur me thikë, vëllanë e saj E.K., 20 vjeç.

I riu pas mjekimit të marrë në spital u kthye në banesë, ndërkohë që 31-vjeçarja u arrestua nga policia.

Paraprakisht bëhet e ditur se e reja kishte shfaqur simptoma depresioni dhe luhatje humori, çka mendohet se e ka bërë të humbë kontrollin dhe të plagosë vëllanë.

Ndaj 31-vjeçares materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për vlerësim të mëtejshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here