Diten e sotme eshte kapur dhe ndaluar autori i plagosjes me armë zjarri të 22 vjeçarit në lagjen “11Nëntori”, Elbasan bashke me mikun e tij e ngushte si perkrahes i autorit ne krim.
JUXHINO SEFERI, 22 vjec, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”, në lagjen “11Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin XHULIO RUSTA dhe më pas është larguar me një automjet.
Gjithashtu në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, u bë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit: MATTIA AJAZI, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasanpër veprime të mëtejshme.
Xhulio Rusta, i plagosur i ngjarjes eshte kusheri i Suel Çelës (nje nga personazhet e ngjarjes se 18 shtatorit në Elbasan) i cili kishte konflikte te meparshme me te afermit e Juxhino Seferit ku kishte lene te palgosur me arme zjarri dajen e tij. Juxhino Seferi bashke me shokun e tij te ngushte Mattia Ajazi qelloi me arme zjarri dhe la te plagosur Xhulio Rusten ne muajin Prill.