Bie besimi në ekonomi, bizneset presin ditë “të zeza”

0
135

Besimi në ekonomi ka rënë me 4 pikë edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, konstatohet se si bizneset dhe individët nuk presin përmirësim të gjendjes së tyre financiare për muajt në vijim.

Në këtë mënyrë treguesi i besimit në sektorin e industrisë rezultoi 0.1 pikë përqindje poshtë nivelit të shënuar në tremujorin më parë.

Ky sektor nuk ka pritshmëri pozitive për sa i përket rritjes së eksporteve, përmirësimit të kontratave porositëse apo rritjes së punësimit.

Po ashtu edhe sektori i ndërtimit vijon që të pësojë rënie për ecurinë në muajt në vijim pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të lejeve të ndërtimit kohët e fundit.

Në rënien e besimit për ndërtimin ka ndikuar gjendja financiare dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Shërbimet ndërkohë kanë rezultuar me një përkeqësim më të theksuar pritshmërive për ecurinë e biznesit në muajt në vijim.

Treguesi i besimit në këtë sektor pësoi një rënie me 3.2 pikë dhe elementi kryesor që ka ndikuar në këtë tregues është ecuria e biznesit.

Ndërkohë edhe qytetarët ndjehen pesimistë për ekonominë e tyre në muajt në vijim sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit konsumator ka rënë i ndikuar nga përkeqësimi i situatës financiare si dhe ulja e planifikimeve për të realizuar blerje të mëdha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here