Deklarata e fortë e Kryemadhit: Rama e keqja e madhe e këtij vendi, do ta largojmë

0
229

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSi-së në Cërrik, ka deklaruar se e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama.

Sipas saj Rama mendon se duke i varfëruar shqiptarët do ti trajtojë ata si skllevër.

‘Ne nuk mund të jemi më alibi e Edi Ramës në parlament. Shumë mund të thonë që shkoni në parlament diskutoni ligjet. LSI ka që në 2016-n që ka çuar ligjin kundër konçensioneve në parlament, Ai akoma nuk e ka sjellë. Pse të shkoj në parlament unë, kur opozita ka çuar amendamentet për të zhbllokuar Reformën në drejtësi, ai e ka rrëzuar ende pa e çuar në parlament. Nga Reforma në drejtësi ka shpëtuar Saimir Tahiri nga burgu dhe krimnelët e Ramës, jo qytetarët. Rama të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kishte kundër i ka eliminuar me të ashtuquajturin vetting. Kur ne i bëjmë vetting policëve, prokurorëve gjyqtarëve pse të mos i bëjmë vettingun edhe Edi Ramës. Edi Rama është frikacaku më i madh. Ai ka frikë nga ikja nga pushteti dhe nga revolta popullore. Ai mendon se duke i varfëruar shqiptarët do ti kontrollojë ata sikur të jenë skllevërit e tij Prandaj ne duhet të bashkohemi dhe të luftojmë për ta larguar’, deklaroi Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here