Çifutët që e stërvitën Ramën të ndeshej me “djallin”

0
192

Ditët e fundit, që pas tragjedisë së 26 nëntorit, fjalor i Ramës është rënduar sërish dhe gjuha e tij konfliktuale ka mbërritur kulmin, ashtu sikurse ka ndodhur në të gjitha krizat ku ai është gjendur në vështirësi. Ndaj me të drejtë shumëkush mund të ngrejë pyetjen: përse kjo traumë e madhe duhet ushqyer me një shumësi traumash të tjera?

Përse kryeministri është gjithmonë në një konflikt permanent ? Përse ai kapet njëherë me opozitën që nxin imazhin e Shqipërisë në botë, njëherë me KÇK-në që rrejp qytetarët e ngratë, njëherë me mediat e kazanit apo me analistët që i krahason me qentë? Përse ai rend gjithmonë drejt armikut perfekt dhe nuk përton të përleshet me të?

Kush mendon se Edi Rama është një sherrxhi patologjik gabohet rëndë. E gjitha ka të bëjë me një strategji të mirëmenduar të manipulimit të publikut.

Për të kuptuar më thellë për këtë Lapsi.al është përpjekur të hetojnë lidhur me ndikimin që kanë pasur që herët, tek kryeministri aktual, këshilltarët e komunikimit publik dhe strategjistët e fushatave që a ka frekuentuar gjatë jetës së vet politike.

Ndoshta shumëkush e ka harruar se në fillim të tetorit 2017, zyra e shtypit e kryeministrit të sapo zgjedhur për herë të dytë, njoftoi për një udhëtim të tij të papritur në Shba. Më pas u mor vesh se Edi Rama do të merrte pjesë në një ceremoni përkujtimore ku do të ishin edhe personalitete të tjera botërore.

Që në gusht, pas një sëmundjeje të gjatë në mushkri, nga jeta ishte ndarë amerikano- çifuti Arthur Finkelstein. Pikërisht ai që udhëhoqi fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2007, pas së cilës Edi Rama fitoi mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës. Pikërisht ai që konceptoi fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-ës duke sjellë nd ndihmë të PS-së edhe një nga kompanitë më të mëdha në SHBA, “Kidron Strategies”, të amerikano-izraelitit tjetër, George Birnbaum.

Po cilët janë këta personazhe?

Finkelshtain është bërë i njohur që kur udhëhoqi në SHBA fushatën e presidentit Nikson në 1970 sipas motos: duhet përcaktuar gjithmonë një rreik për të ngritur një kauzë. Në filozofinë e tij ka pasur përherë një parim: “njërëzit nuk duan të dinë se për kë votojnë, por kundër çfarë gjëje votojnë”.

Duke bërë një portret të këtij strategjisti që tashmë ka ndërruar jetë, radioja frënge “France Culture” nënvizonte: “Sipas tij çdo fushatë duhet të zbulojë një armik për tu mundur. Ky armik duhet të jetë sa më konkret dhe sa më i mishëruar që të jetë e mundur. Ai duhet diabolizuar aq shumë sa edhe votuesi më përtac, të mos hezitojë të braktisë për një të dielë kallamin e peshkimit dhe të shkojë në zgjedhje”.

Me këtë filozofi Finkelshtain, i cili mbajti me Ramën një miqësi më të gjatë dhe Birnbaum, që i udhëhoqi atij kampajën e 2009, kanë ndihmuar kryeministrin Izraelit Natanjahu për tu ngjitur në pushtet. Ishte pikërisht ky i fundit që ia prezantoi liderit të ardhshëm autoritarist të Hungarisë Orban. Dhe pikërisht në Budapest dyshja e strategjistëve, edhe ata me origjinë çifute, gjetën si targetin perfekt, një tjetër çifut. Aty ata aplikuan teorinë e shpikjes së një armiku “par excellence”, atë të spekullantit të bursave dhe multimiliarderit Xhorxh Soros. Pra e gjithë lufta e Viktor Orbanit kundër Xhorxh Sorosit nuk ishte asgjë më shumë sesa një nevojë manipulimi poliotik. Të gjitha ndjenjat e anti semitizmit, ato kundër emigrantëve për të cilët thuhej se Soros kishte një plan për të mbushur Hungarinë, ksenofobia dhe paranojat për rrezikuin e huaj që u përpunuan, ishin thjeshtë produkte elektorale. Filozofia e krijimit të një armiku perfekt pati sukses të plotë në Hungari.

Natyrisht, Edi Rama, nuk do të kopjonte të njëjtin armik, Sorosin që është një nga mbështetësit e tij. Por nga filozofia e strategëve të tij të paskrupullt, që nxitën një vend drejt aniisemitizmit duke qen vertë me prejardhje çifte, që kanë mbështetur shpesh lëvizje të ekstremit të djathtë, ai vodhi teknologjinë e krijimit të një djalli.

E mbani mend fushatën e 2017, pak kohë përpara se Artur Finkelshtain të ndërronte jetë nga kanceri? Fajin e kishin aleatët e kusisë e tepsisë që e kishin penguar qeverisjen e vendit. Armiku ishte gjetur, me atë në xhep, nuk kishte nevojë as për program e as për premtime. Fabula qe e mjaftë që Rama si Orbani ta kërkonte timonin i vetëm.

Por tani që ai i ka mbetur në dorë, kryeministri po kërkon djaj të rinj. Gjithmonë sipas teorisë së krijimit të armikut perfekt.

Prandaj Rama është gjatë gjithë kohës në sulm dhe në betejë, kundër gazetarëve, prokurorëve, gjyqtarëve, opozitarëve që ja kanë fajin njëri pas tjetrit.

Pra, kur e shikoni të shfryjë i mërzitur, të derdhi mllef dhe të anatemojë, mos e merrni seriozisht. Kuptojeni që po manipulon se ka nisur fushatën e 2021. Fushatën ku i duhen armiqtë perfektë, që sipas teorisë të Finkelshtainit dhe Birnbaumit, pretendon se po arrite të shpikësh një djall zgjedhjet i ke të fituara shumë më përpara se të shkosh në kutinë e votimit.

©Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here